86
Pak para fjalimit të tij në ceremoninë e festimit të 33-vjetorit të themelimit të gazetës Rilindja Demokratike, Lulzim Basha u pyet nga gazetarët sesi e komentonte masën e sigurisë “arrest në shtëpi” të caktuar ndaj ish-kryeministrit Berisha
Basha refuzoi të jepte një përgjigje, duke lajmëruar se pas disa ditësh do të zhvillojë një konferencë për shtyp në lidhje me këtë çështje.
“Ju premtoj brenda pak ditësh do të jemi në konferencë për shtyp bashkë. Shumë shpejt do ju japë mundësinë për konferencë për shtyp. Unë e respektoj pritjen tuaj dhe ju premtoj se nuk do t’ju zhgënjej”, u shpreh Basha