Të shtëna me armë në Vlorë, raportohet për një të vdekur

by Nexhat

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në qytetin e Vlorës. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ka humbur jetën shtetasi Gëzim Sinomati, 22 vjeç.

Vrasja ka ndodhur në afërsi te poliklinikes se qytetit, ndërkohë që ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

banner

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimit e autorit, ose autorëve, si dhe kapjen e tyre.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi G. S., 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.

Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë./euronewsalbania/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy