Përfshirja e Albin Kurtit në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti zbulon bisedat me ndërkombëtarët

by Nexhat

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka folur për herë të parë rreth përfshirjes së Vetëvendosjes në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut.

Ai ka thënë se është pyetur nga ndërkombëtarët lidhur me vendimin e kryeministrit Albin Kurti për përfshirjen e tij në situatën politike në Maqedoninë e Veriut.

Duke pasur parasysh përfshirjen e Kurtit atje, Ahmeti thotë se ndërkombëtarët i kanë thënë se si shpjegohet kjo, kur Kurti ankohet se Vuçiq po bën aktivitete politikë në Kosovë?

Megjithatë, Ahmeti pohon se “kështu e ka demokracia”

“Unë nuk e di që ka regjistruar parti, e di që shumë nga komuniteti ndërkombëtar kanë shprehur interesim për çfarë arsye z.Kurti ka nevojë të mbajë parti politike në Maqedoni, por tani kjo është demokracia. Më kanë vendos në një situatë goxha të vështirë, po mirë atëherë pse z.Kurti ankohet kur Vuçiq bën aktivitete politike në Kosovë. Si na shpjegoni ju ne këtë punë, më kanë lënë gati edhe pa tekst me shumë pyetje”, tha Ahmetinë Top Channel.

Tutje ai tha se ka pasur kontakte me të gjitha partitë në Kosovë e Shqipëri, por në radhë të parë me shtetet.

“Unë asnjëherë nuk kam kërkuar mbështetje nga Shqipëria e nga Kosova, nga partitë politike sepse unë si BDI kam pasur kontakte me të gjitha partitë, por në radhë të parë me shtetin…Kosoava ka pasur probleme tjera, zhvillime tjera, Shqipëria zhvillime tjera”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy