Analisti Dritan Hila, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 është ka komentuar arritjet e qeverisë Rama në vitet e fundit dhe atë që pritet këtë vit
Hila u shpreh se qeveria ka patur arritje me ruajtjen e nivelit të borxhit publik, në infrastrukturë e turizëm
Megjithatë ai u shpreh kritik sa i përket shpërndarjes së pasurisë, duke thënë se kjo e fundit “është grumbulluar në duart e 10 vetave”.
Sipas tij po këta persona janë ata që favorizohen në marrjen e tenderave dhe subvencioneve nga qeveria, gjë që është problematike për një qeveri socialiste.
“Çdo komb normal ka një rritje të mirëqenies duke ecur vitet. A është kjo në përputhje me mundësitë, me shpërndarjen e pasurisë? Sa i përket borxhit publik jemi njësoj me qeverinë e Berishës. Ta ruash borxhin pas 10 vitesh në të njëjtat shifra është arritje, kemi arritje në infrastrukturë dhe turizëm por jo në shpërndarjen e pasurisë. Ajo është grumbulluar në duart e 10 vetave që kanë pasurinë më të madhe dhe këta favorizohen në marrjen e tenderave dhe subvencioneve. Ky është problem për një qeveri socialiste. Nëse është realitet taksa 23%, mendoj se është problematike”, u shpreh ai