Pejanët ja nisin nga e para, themelohet FC Besa Peja

by engel

Viti 2023 ishte 100 vjetori i themelimit të klubit të futbollit KF Besa. Për fat të keq qyteti i Pejës nuk e pati mundësinë që ta festojë këtë 100 vjetor për shkaqe tashmë të njohura, falimentimi i KF Besës.

Të nxitur nga kjo situatë, disa qytetarë të komunës së Pejës të mbështetur moralisht edhe nga kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri kanë vendosur që ta nisin nga e para, të themelojnë klubin e futbollit FC Besa Peja.

Mbrëmë me 12 Janar 2024 në sallen e kinoteatrit “Jusuf Gërvalla” në Pejë u mbajt Kuvendi Themelues i klubit të futbollit FC Besa Peja ku u promovua iniciativa, u emërua një ekip organizative, u zyrtariuzua emri i klubit dhe simbolet e klubit.

Sipas një aksionari të klubit të sapothemeluar, klubi do të funksionojë si shoqëri aksionare dhe do të drejtohet nga një ekip fillestare organizative ku bëjnë pjesë Mentor Sahiti, Ardet Zekaj dhe Durim Sheremeti.

Klubi synon që të përgatitet në të gjitha aspektet për të filluar garat nga liga më e ulët në kuadër të FFK-së, që është liga e tretë, duke filluar nga sezoni i ardhshëm futbollistik 2024-25.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy