“Nuk kishte ndodhur ndonjëherë që ky President t’i drejtohej Parlamentit”, analisti Sulo: Pse fjalimi i Begajt i duhej Edi Ramës

by Nexhat

Analisti, Arion Sulo i ftuar në studion e Open në News 24, se nuk kishte ndodhur ndonjëherë që Presidenti Bajram Begaj, ti drejtohej me fjalë Parlamentit dhe kjo ndodhi pasi i duhej Ramës

“Për presidentin, më vjen keq ta them se është figura kryesore e shtetit, nuk kishte ndodhur asnjëherë të mbante fjalim në Kuvend. Këtë herë, kur përballja e opozitës me mazhorancën është e ashpër, Begaj zgjedh të japë mesazh live

Po kështu edhe dy-tre ambasadorë që ishte krijuar ideja për të bërë presion. Është keqardhje e madhe që figura kryesore e shtetit të përdoret kështu kundër opozitës. fjalimi i tij bënte një shenjë barazie shumë të keqe midis pozitës dhe opozitës, fjalim pa vlerë, pa mesazh aq më tepër mesazh për të zgjidhur krizën.

Bile i binte opozitës ku thoshte Parlamenti nuk është arenë për të ndeshur. Edhe Begaj, që nuk kishte qenë asnjëherë, nuk ishte lajmëruar opozita. Ky president nuk ka ndodhur ndonjëherë që të japë mesazh live. Ramës i duhet për të krijuar presion opozitës dhe i thotë që nuk jam vetëm unë, është kjo opozitë destruktive, në krizë”, tha Sulo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy