Këta janë katër kandidatët për pozitën e një anëtari në Këshillin Prokurorial të Kosovës

by Nexhat

Janë publikuar emrat e kandidatëve të nominuar, të cilët do të jenë në garë për t’u zgjedhur anëtar në Këshillin Prokurorial të Kosovës, e të cilët janë përfaqësues nga shoqëria civile.

Kësaj gare pritet t’i hyjnë Alban Muriqi, Memli Ymeri, Visar Krasniqi dhe Granit Zeka, shkruan sot Betimi për Drejtësi.

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, do të mblidhet sot (e martë), me fillim në ora 13:00 në mbledhjen e parë të sesionit pranveror, ku njëra ndër pikat do të jetë edhe formimi i grupit punues për shqyrtimin e aplikacioneve të kandidatëve për anëtar të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Sipas Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, brenda 15 ditëve nga përfundimi i afatit për aplikim, Komisioni për Legjislacion do të vlerësojë nëse kandidatët i plotësojnë kushtet për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit, me të drejtën edhe të hedhjes poshtë të kandidaturave që nuk i plotësojnë kushtet e përcaktuara me konkurs.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy