Suhareka ka zënë vendin e parë në Kosovë sa i përket arsimit parauniversitar, ka njoftuar kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se janë mirënjohës për këtë rezultat të arritur
“Me punën dhe angazhimin e tyre, është treguar suksesi i arritur i cili e ka nderuar komunën tonë. Jemi të parët në Kosovë sa i përket arsimit parauniversitar dhe kjo është meritë e tyre, andaj jemi mirënjohës për këtë rezultat. Suksese dhe punë të mbarë”, ka shkruar Muharremaj.
Këto rezultate të cilat ai i ka publikuar janë të shkëputura nga raporti i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), lidhur me performancën e komunave për periudhën janar-dhjetor 2022
“Fusha e arsimit ka me shume tregues por në grafikun me lart do t’i paraqesim disa nga treguesit sipas përqindjes. Treguesi, braktisja e shkollës nga nxënësit, ku paraqitet shkalla inverse ka shënuar vlerën në 85.24%, sikurse edhe shkalla bruto e regjistrimit ne klasën e parë është përmbushur 81.65%”, thuhet në raport.
Ndërsa sipas ministrisë, shkalla e realizimit të orëve te planifikuara sipas kalendarit vjetor të arsimit është përmbushur 79.32% dhe shkalla e qasjes së tranzicionit.
“Kalueshmëria në testin e maturës kombëtare ka vlerën 66.18%, Kurse mësimdhënësit që i plotësojnë kriteret dhe kanë kualifikim të licencuar shprehur në përqindje janë 72.85%. Sa i përket procedurave ligjore për zgjedhjen e stafit drejtues në shkolla 9 Drejtorëve dhe zv. Drejtorëve, përmbushja e kriterit ligjore është përmbushur 64.43%, si dhe plotësimi i vendeve të lira të punës në arsim me konkurs të rregullt, është përmbushur 75.51%”, thuhet më tej.