Nënkryetari i Prishtinës: Pëparim Rama ka thyer rekord për nënshkrim kontratash, mesatarja një në ditë

by Nexhat

Alban Zogaj, nënkryetar i Komunës së Prishtinës, ka thënë se në kryeqytet është bërë shumë punë gjatë vitit 2023.

Në “Pressing” të T7, si argument për ta pretendimin e tij ishte nënshkrimi i kontratave

Ai ka thënë se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, për vitin 2023 ka nënshkruar 350 kontrata.

Sipas tij, ky është një rekord i nënshkrimit të kontratave.

“Unë konsideroj që viti i kaluar 2023 ka qenë mjaft dinamik për Prishtinën. Prishtinë është punu më shumë se krejt Kosovën. 350 kontrata i kemi nënshkruar në vitin 2023. Kjo i bjen që kryetari Përparim Rama me u ulë e me e shkru gati çdo ditë ka një kontratë. Kjo është rekord e nënshkrimit të kontratave”, ka thënë ai. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy