Burrel/ Në vitin 2013 i plagosi vajzën, babai merr hak pas 11 viteve, vret me armë 52-vjeçarin

by Nexhat

Një 63-vjeçar i identifikuar si Islam Mata, ka vrarë me armë gjahu Petrit Puplën, 52-vjeç në fshatin Vig të Burrelit.

Pas ngjarjes së rëndë, autori ka marrë policinë në telefon dhe i ka treguar çfarë ka ndodhur, e më pas ka kërkuar të vetëdorëzohet

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur për arsye se, viktima Petrit Pupla, në vitin 2013, për motive të dobëta ka plagosur vajzën e autorit Islam Mata .

Më datë 21.01.2024, në fshatin Vig, në Burrel , shtetasi I. M., rreth 63 vjeç, ka vrarë me armë  gjahu shtetasin P. K, rreth 52 vjeç.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarje,  pasi ka kryer krimin ka telefonuar Policinë dhe ka treguar mbi rrethanat e ngjarjes dhe më pas  ka kërkuar të vetëdorëzohet.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur për arsye se, viktima shtetasi P.K., në vitin 2013, për motive të dobëta ka plagosur vajzën e shtetasit I.M”, njofton policia

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy