Liderë rajonalë të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë tjerë të lartë do të mblidhen sot në Shkup të Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot do të jetë nikoqir i takimit të liderëve nga rajoni kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të miratuar nga Komisioni Evropian. Ai ka mirëpritur mbrëmë në një darkë pune në Shkup, liderët e vendeve të rajonit.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, të dielën është shprehur i kënaqur që ka takuar kryeministrat e Shqipërisë e Kosovës, Ramën e Kurtin, në prag të Samitit të BE-së në Shkup si dhe aleatë të tjerë.
Sipas programit, para fillimit të takimit, kryeministri Kovaçevski si dhe pjesëmarrësit zyrtarë do të kenë një deklaratë për media.
U fol për planin e zgjerimit të BE-së, krejt çka ndodhi dje në Shkup gjatë darkës me liderë të Ballkanit Perëndimor dhe O’Brienin
Deklarata për media pritet të kenë Albin Kurti, Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edi Rama, Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, , Aleksandër Vuçiq, President i Republikës së Serbisë, Milojko Spajic, Kryeministër i Qeverisë së Malit të Zi, Srgjan Amixhiq, Ministër i Financave dhe Thesarit në Këshillin e Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Gert Jan Kopmann, Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Xhejms OBrajan, Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.
Në nëntor të vitit të kaluar, Komisioni Evropian prezantoi një plan të ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili përfshin gjashtë miliardë euro grante dhe kredi për të përshpejtuar konvergjencën socio-ekonomike me Bashkimin Evropian.