Nëse kjo gjë mungon në lidhjen tuaj, atëherë me siguri po i vjen fundi

by Merita

Nuk mund ta mohosh që “mbajtja gjallë e flakës” në një marrëdhënie nuk është e lehtë, veçanërisht pasi vijnë fëmijët. Shumë çifte përballen me vështirësi dhe probleme, të cilat ndonjëherë duken të pakapërcyeshme dhe mund ta çojnë lidhjen drejt fundit.

Psikologët thonë se para fundit ka shumë shenja që mund të tregojnë se lidhja po kalon një krizë, thjesht anëtarët e çiftit mund t’i shpërfillin apo edhe të mos i kuptojnë.

banner

Sipas Rick Netshiozwi, këshilltar dhe autor për marrëdhëniet në çift, një nga shenjat kryesore të prishjes së një marrëdhënieje është sjellja në shtrat. Dhe nuk bëhet fjalë për raportet seksuale.

Siç thotë ai: “Një shenjë e qartë se një martesë po i vjen fundi, shihet kur fle. Kur secili flini në anën tuaj, në gjysmën tuaj të shtratit. Kur as këmbët nuk të prekin më, atëherë gjërat janë shumë të vështira. Kontakti është i një rëndësie kyçe për një marrëdhënie”.

Për të, përqafimi në shtrat tregon një lidhje të fortë dhe një marrëdhënie me themele të forta. “Nëse kjo nuk ndodh, atëherë martesa është në rrezik”, thotë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy