Që nga tetori mbi 10 mijë të vaksinuar në Prishtinë, s’ka efekte anësore

by Merita

Që nga tetori e deri më sot, 10 mijë e 500 qytetarë janë vaksinuar nga gripi sezonal, ka deklaruar mjeku specialist në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinës, Naim Sveçla.

Sveçla ka thënë se vaksinat mund të merren edhe të moshuarit e personat me sëmundje kronike.

banner

“Gjendemi ne mesin e epidemisë së gripit. Interesimi si ma herët nuk është dikun 10. 500 qytetarë janë të vaksinuar mirëpo meqenëse është gripi tashti do të thotë interesimi është në rritje për vaksina”, u shpreh Sveçla.

Ai tregoi edhe për grupmoshat që mund t’i marrin këto vaksina, teksa tregoi edhe për personat që u ndalohet marrja e këtyre vaksinave.

“Vaksina nuk ka efekte anësore mirëpo vaksinën nuk munden me marr njerëzit që kanë alergji në komponentë të proteinave të pulës ose në vezë, fëmija nën 6 muaj dhe njerëzit që janë veç me grip ose kanë simptoma të gripit temperaturë të lartë duhet të presin, mirëpo është mirë që para se të vinë të marrin vaksinë të konsultohen me një mjek këtu në QKMF”, u shpreh ai, teksa bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

 “Vaksina kemi, duhet të rritët numri meqenëse njerëzit e vaksinuar përpos që e mbrojnë vetën e mbrojnë edhe rrethin nuk munden me i përhap gripin”, deklaroi ai./EO

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy