SPAK s’e lejon të shkojë në Parlament, Berisha: Skenar! Masa ndaj meje është staliniste! Të ardhmen e opozitës e shoh në fitore

by Nexhat

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur një skenar, vendimin e SPAK për të mos e lejuar të marrë pjesë e në seancat plenare.

Për personat e zgjedhur, siç tha Berisha, dispozita ligjore e kodit të procedurës përcakton se çështja e mos vajtjes së tyre në punë, vendoset vetën pasi ka një vendim gjykate të formës së prerë.

banner

“Ky ishte një akt antikushtetues, antiligjor i grupit të strukturuar kriminal Rama-Dumani-Kraja-Millonai. Së pari, ky grup i strukturuar kriminal nuk kishte asnjë kompetencë ligjore të vendoste për shkuarjen apo mosshkuarjen time në parlament. Pse? Dispozita ligjore e Kodit të Procedurës Penale këtë të drejtë ia njeh vetëm gjykatës. Dhe këtë të drejtë ia njeh gjykatës për të gjithë personat, përveç atyre që janë persona të zgjedhur.

Për personat e zgjedhur, dispozita ligjore përcakton se çështja e mosvajtjes së tyre në punë vendoset vetëm pas vendimit të prerë të gjykatës. Por këta nuk kanë ligj, nuk kanë moral, nuk kanë të drejtë. Dhe unë u them ju, se ua përsërita disa herë këtij grupi të strukturuar kriminal këtë që po them. Sigurisht kjo është pjesë e skenarit.”

Teksa e konsideroi masën arrest në burg të caktuar ndaj tij si staliniste, tha se të ardhmen e opozitës e sheh në fitore të sigurt.

“Masa ndaj meje është një masë staliniste që tregon frikën dhe tmerrin e regjimit nga fjala e Sali Berishës. Lëre mos e pyet! Për sa i përket komunikimit, po më dolën gazetarët përpara, harroje ti se unë njoh ligj tjetër përveç ligjit të fjalës së lirë dhe komunikimit me ta. Të ardhmen e opozitës e shoh në fitore të sigurt. Opozita ecën në fitore të sigurt.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy