Skandali i senatorit amerikan Bob Menendez po zgjerohet me shpejtësi, ndërkohë që së fundmi në lidhje me të përmendet edhe emri i një shqiptari
Menendez po hetohet në lidhje me ndërhyrjet e tij në emër të qeverisë egjiptiane dhe të Katarit, ndërhyrje të cilat prokurorët amerikanë pretendojnë se i bëri në këmbim të ryshfetit.
Një bastisje në pronën e tij nga organet e drejtësisë, zbuloi zarfe me para, shufra ari dhe sende të tjera me vlerë, të cilat Departamenti i Drejtësisë pohon se përbëjnë disa nga të ardhurat e skemës së përpunuar të ryshfetit – një skemë e grumbulluar përmes kontratës ekskluzive me regjimin egjiptian.
Por një hetim nga The Daily Beast tregon se në këtë çështje është përfshirë edhe një biznesmen shqiptar Gazmend Lita.
Gjatë kohës ku Menendez përfitonte nga skema e ryshfetit, ai u koordinua me një grup avokatësh shqiptaro-amerikan, në të cilin ishte përfshirë edhe Lita
Ai u takua me vëllanë e biznesmenit, Korab Lita, në atë kohë deputet dhe përsëriti pikat e bisedimeve të favorizuara nga të dy, përfshirë edhe deklaratat zyrtare.
Këto akte pasqyrojnë disa nga përfitimet që autoritetet thonë se senatori mori në emër të Katarit, ndërsa dyshohet se bëri deklarata të shumta pozitive për vendin në këmbim të ryshfetit.
Sipas The Daily Beast, Lita ishte në bordin e drejtorëve të filialit të IS EG Halal me bazë në Indi dhe operonte nga e njëjta suitë zyrash në Edgeëwater, Nju Xhersi, që kishte firma Hana.
Daily Beast mori të dhëna publike që tregonin se Lita kishte nënshkruar personalisht dokumente të shumta në lidhje me marrëveshjen e tokës.
Në dokumentet e gjykatës në lidhje me pranimin e fajit të tij në vitin 2022 për drejtimin e një “strofulle” të lojërave të fatit në emër të mafias shqiptare, avokatët e Litës deklaruan se klienti i tyre – i cili kishte kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij në Shtetet e Bashkuara duke drejtuar projekte të ndryshme ndërtimi dhe një restorant, së fundmi gëzonte një punë si “inspektor i ushqimit hallall”, një rol që kërkonte udhëtime të shumta ndërkombëtare.
Në një dosje të vitit 2023 në lidhje me dënimin e tij me kusht, Lita kërkoi leje për të udhëtuar në vendlindjen e tij në Shqipëri për të vizituar familjen. Biznesmeni deklaroi se kishte në plan të qëndronte me vëllanë e tij, Korab Lita, një politikan në Partinë Demokratike të Shqipërisë me prirje të djathtë.
Daily Beast ka zbuluar se në shtator 2019 – domethënë në mes të periudhës në të cilën punëdhënësi i Gazmend Litës, IS EG Halal dyshohet se i plotësonte çeqet gruas së Menendez, senatori zhvilloi një takim me Korab Litën, asokohe deputet i Kuvendit të Shqipërisë