Kryetari i PDSH’së, Menduh Thaçi, në “Pressing” të T7 tha Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë peng i raporteve të parregulluara mes shqiptarëve dhe maqedonasve sa i përket aspektit juridiko- kushtetues.
Ai shtoi se maqedonasit nuk heqin dorë nga ideja e të qenurit popull mbisundues.“
Maqedonia vazhdon të jetë peng i raportevetë parregulluara në aspektin juridiko- kushtetues mes dy popujve më të mdhenj që jetojnë aty, shqiptarëve dhe maqedonasve. Nga përvoja politike ju siguroj se të gjitha komplikacionet politike, partiake, komplikacionet që kanë të bëjnë me proceset integruese të Maqedonisë kanë të bëjnë me mosdefinimin e këtyre raporteve. Fatkeqësisht maqedonasit nuk heqin dorë prej idesë së tyre që të jenë populli mbisundues, të krijojnë shtetin e tyre etnik në shekullin 21”, tha ai në “Pressing”.