Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, votohen nen për nen 10 projektligje për 12 minuta

by Nexhat

Strategjia e opozitës për të krijuar kaos u zbatua edhe sot në Kuvendin e Shqipërisë.

Mes zhurmës së bilbilave, u votuan me shpejtësi disa ndryshime në akte normative dhe marrëveshje ekonomike që ishin në rendin e ditës pa asnjë diskutim dhe debat..

Ratifikimi i marrëveshjes së financimit me Francën, akti normativ për shtesa dhe ndryshime në buxhetin e vitit 2023, akti normativ për shtesa dhe ndryshime për tatimin mbi të ardhurat dhe shqyrtimi i aktit normativ për masa urgjente për trajtimin e ujërave të ndotura ishin disa nga projektligjet që morën votat pro të mazhoritarëve. Në total mazhoranca votoi nen për nen 10 projektligje e 3 akte normative të parashikuara në rend dite.

I pranishëm në këtë seancë plenare ishte dhe kryeministri Edi Rama i cili nuk tha asnjë fjalë përveçse ngriti kartonin jeshil.

Seanca plenare zgjati vetëm 12 minuta.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy