145
Specialisti i Policisë Kriminale, Arben Pjeçi i vetëvrarë në ambientet e policisë së Durrësit ishte dënuar nga Gjykata e Durrësit për plagosje të lehtë.
Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në vitin 2022 në Kavajë, ku Pjeçi ishte konfliktuar fizikisht me fqinjin i cili gjithashtu është dënuar nga gjykata për plagosje të lehtë.
Dënimi me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, solli pezullimin e tij nga detyra dhe më pas vetëvrasjen e oficerit në kushtet e depresionit
57-vjeçari shërbente në policinë e shtetit prej më shumë se 30 vjetësh.