Kina do të ndalojë prodhimet e tepërta të automobilave elektrik

by engel

Kina ka pranuar se prodhimi i makinave ta saja elektrike ka shkuar shumë larg. Zëvendësministri i industrisë dhe teknologjisë së informacionit të vendit u zotua të premten të zvogëlojë kapacitetin e tepërt të prodhuesve të makinave elektrike, duke thënë se qeveria do të marrë “masa të forta për të parandaluar projektet e tepërta”. Mes një lufte brutale çmimesh në vend dhe rritjes së tensioneve tregtare jashtë vendit, parandalimi i prodhimeve të tepërta do të ishte një hap i mirëpritur.

Mbështetja e Pekinit për autmjetet me bateri ka ndihmuar kampionët vendas si BYD dhe Geely Automobile të përfitojnë dhe të marrin pjesën më të madhe të tregut global të makinave elektrike, si dhe e bëjnë vendin eksportuesin më të madh të automjeteve në botë.

banner

Por rritja e shpejtë ka frymëzuar shumë provinca që posedojnë para të gatshme për t’u shndërruar në qendra prodhuese me ndikim në tregun e automobilave elektrike, të ngjashme me Anhui, siq është për shmebull kompania e Nio’s me vlerë mbi 10 miliardë dollarëshe, e cila po hap linja të reja prodhimi me bateri.

Kapaciteti i tepërt mund të jetë nga 5 deri në 10 milionë automjete në vit, vlerëson kompania konsulente Automobility. Vitin e kaluar, Komisioni Evropian nisi një hetim për importet me kosto të ulët kineze të automjeteve elektrike.

Sfida do të jetë se si të frenohet mbikapaciteti pa dëmtuar fare sektorin e automobilave elektrik – që po shihet si një pikë e ndritshme teknologjike dhe prodhuese për ekonominë kineze që është konsideruar e çuditshme. Megjithatë, të paktën, pranimi i problemit është një hap i parë i mirë.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy