Kontrollet e SPAK, Berisha: 5 drejtorë të Veliajt kanë vjedhur 30 milionë euro

by Nexhat

Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e kësaj të diele kontrollet e SPAK në bashkinë e Tiranës.

”Këto ditë keni dëgjuar se u bënë disa kontrolle te zyrtarët e Erion Veliajt. A e dini ju se çfarë janë ato? Belind Këlliçi ka denoncuar që në maj të vitit të kaluar kompaninë e famshme “5D” që do të thotë 5 drejtora. 5 drejtora të bashkisë me në krye Erion Veliajn kanë vjedhur 30 milionë euro prokurorime, para publike me familjarët e tyre”, tha Berisha që akuza bëri edhe për rrugën e Arbrit.

”Rruga e Abërit, kur e dorëzuam në vitin 2013, ishin pa ndërtuar gjithsej 27 km. 32 km ishin të përfunduara. Çfarë po ndodh me 27 kilometrat. Me 27 km e rrugës së Arbrit e gjerë 10-11 metra, po i shkon çmimi fiks sa Rrugës së Kombit e gjerë 27 metra në akset e saj. A ka vjedhje më të madhe? Shikoni pse”.

”Kur të shihni Gazin dhe Olsi Ramën do të shikoni tabelat mbrapa, “Gjoka Kompani”. Pra paratë po i vjedh Olsi me Demin bashkë me Gjokën dhe çmimi i rrugës ka kaluar në ato 27 kilometra në 11 milionë dollarë kilometri”, tha Berisha për protestuesit që ishin mbledhur poshtë banesës së tij

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy