Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin në kishën e Stambollit

by Nexhat

Grupi militant, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në një kishë katolike romake në Stamboll, ku u vra një person. Sulmi ndodhi të dielën, më 28 janar, gjatë një shërbese.

Grupi ekstremist tha përmes një deklarate se ka kryer “sulm në një tubim të pafeve të krishterë gjatë një ceremonie të tyre politeiste” në Kishën e Shën Marisë në lagjen Bujukdere të Stambollit, shkruan Time, .

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, tha në orët e vona të së dielës se dy persona, që ai tha se ishin anëtarë të ShI-it, janë arrestuar lidhur me sulmin. Sipas tij, njëri është nga Taxhikistani dhe tjetri nga Rusia.

Deklarata përmes së cilës ShI mori përgjegjësinë për sulmin u publikua në Aamaq, krahun mediatik të ShI, së bashku me fotografitë e dy persona të maskuar e të armatosur, të cilët sipas grupit militant, kryen sulmin.

Yerlikaya tha se policia ka bastisur 30 lokacione dhe ka arrestuar 47 persona, si pjesë e hetimit për këtë sulm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy