Berisha: Përjashtimi i 19 deputetëve, provokim i rëndë

by Nexhat

Në fjalën e tij përpara mbështetësve, ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi vendimin për përjashtimin e 19 deputetëve si provokacion të rëndë ndaj opozitës.

“Parlamenti i turpit që nuk ka ekzistuar kurrë që nga koha e diktaturës, përjashtoi në një akt turpi, të mirëfilltë diktatorial, në një akt të vërtetë frike, 19 deputetë, përfaqësues të popullit opozitar vetëm e vetëm se ata po qëndrojnë siç po qëndroni ju këtu në emër të të vërtetës”, tha Berisha

Ai ftoi që të dilet në protesta dhe në mosbindje civile, pasi sipas tij,  shqiptarët nuk meritojnë kurrë një kryeministër që i vë drynin parlamentit vetëm për të shpëtuar nga transparenca, nga hetimi që meriton.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy