Ambasadorja izraelite për heqjen e vizave: Qytetarët do të njoftohen sapo vendimi të hyjë në fuqi

by Nexhat

Tammy Ziv, ambasadore e Izraelit në Kosovë, u deklarua rreth marrëveshjes për heqjen e vizave për kosovarët.

Ambasadorja Ziv, shkruan në “X”, se qytetarët do të njoftohen me kohë sapo vendimi të hyjë në fuqi

banner

E njëjta shton, se ministritë përkatëse do të vazhdojnë procedurat e nënshkrimit për këtë marrëveshje.

“Më pak se tri vjet pas vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve tona, Qeveria e Shtetit të Izraelit ka vendosur të miratojë marrëveshjen për heqjen e vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës. Të dyja ministritë përkatëse do të vazhdojnë procedurat e nënshkrimit dhe qytetarët do të njoftohen sapo vendimi të hyjë në fuqi. Shpresoj që ky moment historik i veçantë në marrëdhëniet tona dypalëshe do të nxisë më tej bashkëpunimin në rritje midis vendeve tona dhe do t’i afrojë qytetarët tanë”, është shprehur ajo

https://twitter.com/AmbTammyZiv/status/1752022210636591173?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1752022210636591173%7Ctwgr%5Eca1096a5a248b129647406225ce248fb08b3f51b%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fambasadorja-izraelite-per-heqjen-e-vizave-qytetaret-do-te-njoftohen-sapo-vendimi-te-hyje-ne-fuqi%2F

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy