Kurti flet me Lajçak për zbatimin e marrëveshjeve, përmend nënshkrimin e tyre për “siguri ligjore”

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, janë takuar me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Siç njofton zyra e kryeministrit, në këtë takim është diskutuar në lidhje me aspektet e ndërlidhura me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit, siguria ligjore përmes nënshkrimit të tyre, por edhe për tema e çështje tjera si psh. respektimi i procedurave ligjore drejt zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të vendit

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe për njohje reciproke, përmes një procesi të dialogut të barabartë, të balancuar e të drejtë për palët”, thuhet në njoftim.

Pas takimit të përbashkët, pati edhe një takim ndërmjet Besnik Bislimi dhe emisarit Lajçak.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy