Sot, në Kongresin Amerikan, është mbajtur Forumi për Siguri.
Të pranishëm në forum kanë qenë edhe deputetë nga parti të ndryshme parlamentare të Kosovës
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti që ishte i pranishëm në këtë takim ka thënë se Kosova për vite me radhë ka shërbyer në frymën e paqes.
“Republika e Kosovës është vend demokratik dhe renditet krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të BE-së. Republika e Kosovës për vite me radhë ka shërbyer në frymën e paqes dhe koordinimit të veprimeve karshi aleatëve tanë”.
Ai thotë se për Kosovën është jetike koordinimi me SHBA.
“Paqja në Ballkan është një sfidë dhe jemi të vetdijshëm për situatën aktuale e cila mbetet akoma komplekse. Është jetike për Republikën e Kosovës të koordinohemi me ShBA dhe me miqtë tanë për të rrugëtuar drejt NATO-s që është një ombrellë që garanton siguri dhe duke e përmbyllur shtetësinë e Kosovës me anëtarësim në BE”, ka shkruar Hoti