Kica-Xhelili: Dejona Mihali e ka pasur të ndaluar të futet në Kosovë para se kjo qeveri të vijë në pushtet

by Nexhat

Debate të shumta janë zhvilluar në lidhje me diskutimet e fundit për propozimet e Qeverisë për mënyrën e rregullimit të mediave online.

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se kur ka qenë në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, i është kërkuar që t’i shkarkojë anëtarët e Komisionit të Pavarur për Media

Derisa analisti Ylli Hoxha ka kritikuar Lumir Abdixhikun i cili kishte etiketuar Tv Dukagjinin për publikimin e një sondazhi të UBO Counsolting.

“Cili është dallimi mes Dejona Mihalit dhe Lumir Abdixhikut në këtë aspekt”, ka pyetur Hoxha, Kica-Xhelilin

Nuk ka munguar as përgjigja e deputetes së LDK-së.

“Do të filloj me një përgjigje të shpejtë. Dejona Mihali e ka pasur të ndaluar të futet në Kosovë para se kjo qeveri të vijë në pushtet, derisa Lumir Abdixhiku nuk e ka pasur këtë ndalesë asnjëherë. Jo shumë larg është kërkuar ta shkarkojnë Komisionin e Pavarur për Media, ju po e mbroni [Qeverinë]”, ka deklaruar tutje Kica Xhelili.

Ndryshe, kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, ka thënë se projektligji i Qeverisë Kurti 2 për mediet online është luftë ndaj medieve

“Telashet kryesore janë se kjo do të ndikojë direkt në pluralitetin e mediave, për shkak të sjelljes dhe qasjes së kësaj qeverie qysh prej fillimit dhe luftës së vazhdueshme ndaj mediave”, ka thënë Rexha

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy