Batuta e diskutim për bende të muzikës, Kurti bën atmosferë në takimin lamtumirës me Abbott

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten e ka pritur në një takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott. Kurti ka theksuar miqësinë e tij me ambasadorin Abbott duke thënë se ajo përfaqëson një copëz të vogël të miqësisë së qëndrueshme dhe jetëgjatë në mes të Kosovës dhe Britanisë së Madhe.

“Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova ishin shtete mike, shumë kohë përpara se ne të merrnim rolet tona aktuale. Dhe do të mbesin vende mike edhe shumë gjatë më pas. Në një botë ku ka shumë ndryshime, të jep siguri të dish se disa gjëra do të zgjasin në kohë. Mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar na jep siguri: pavarësisht se cila parti është në qeverisje atje, mbështetja këtu për demokracinë e Kosovës, mbetet gjithmonë e palëkundur”, ka thënë Kurti, duke shprehur në të njëjtën kohë kënaqësinë për takimin me Abbott por edhe hidhërimin që ai do të largohet nga Kosova

banner

Kurti ka gjetur pak kohë edhe për ta ngacmuar ambasadorin britanik, duke thënë se ambasadori do të përballet me situatë të vështirë pasi do t’i duhet të pretendojë se i pëlqen njëjtë sikurse Kosova edhe shteti tjetër ku do ta vazhdojë misionin e tij diplomatik.

“Pozicioni i ardhshëm i ambasadorit Abbott do të jetë sërish në Evropën Juglindore. Ky do të jetë pozicioni i tij diplomatik më sfidues, sepse ai do të duhet të pretendojë se i pëlqejnë të dyja vendet në mënyrë të barabartë. Në rast të një ngjarjeje ndryshe e të pafat, ne të gjithë këtu zotohemi se nuk do t’ju gjykojmë për të. Emri juaj është Abbott, por jo Shenjtor, kështu që ne dimë të falim”, ka thënë Kurti.

Tutje kryeministri ka thënë se Ambasadori Abbott ka diçka të përbashkët me britanikët që kanë pasur një rol të rëndësishëm në jetë, pra prejardhjen nga Mançesteri.Kurti këtu ka përmendur disa grupe të njohura muzikore të qytetit të Mançesterit, si Joy Division, Stone Roses, Oasis, The Fall dhe The Smiths.

Kryeministri e ka lënë të hapur mundësinë e vazhdimit të komunikimit me Abbott dhe shkëmbimin e ndonjë kënge si ajo e Kate Bush “Be Kind to My Mistakes”

“Ambasadori Abbott ka diçka të përbashkët me britanikët që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në jetën time, faktin se ata janë nga Mançesteri. Këtu ai bashkohet me disa grupe shumë të njohura me origjinë nga qyteti, si Joy Division, Stone Roses, Oasis, The Fall dhe The Smiths. Sigurisht, ata ofrojnë shoqërim ndryshe. Noel Gallagher nuk ka ardhur ndonjëherë në zyrën time për të diskutuar marrjen e detyrës në zyra të kryetarëve të komunave në veri – disa herë. Por ne jetojmë në kohëra të çuditshme, ndaj nuk do ta përjashtoja mundësinë.

Por si admirues i muzikës britanike, ne gjithmonë mund t’i dërgojmë njëri-tjetrit këngën e Kate Bush “Be Kind to My Mistakes””, ka hënë Kurti.

Në fund, Kurti ka thënë se përtej humorit, çiltërsia me njëri-tjetrin është një dëshmi e respektit të ndërsjellë gjatë këtyre viteve të bashkëpunimit.

“Përtej batutave, aftësia jonë për të qenë të çiltër e të hapur me njëri-tjetrin është një dëshmi e respektit të ndërsjellë gjatë këtyre viteve të punës së bashku.Dhe për pjesën vijuese të këtij fjalimi, do të duhet të presim vitin e ardhshëm, kur do të festojmë 40 vjetorin e anëtarësimit të ambasadorit në Zyrën për Punë të Jashtme, Komonuelth dhe Zhvillim. Pra, zyra ime do të pranojë shënime dhe sugjerime për batuta.Ambasador Abbott, i dashur Nick, faleminderit për punën, miqësinë dhe përkushtimin tuaj.Shijojeni mbrëmjen dhe gëzuar për të gjithë ju!”, ka përfunduar Kurti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy