Për shkak të punimeve që po kryhen në projektin e linjës hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i Transportit dhe i linjës së re hekurudhore për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, do të devijohet për 8 ditë trafiku rrugor.
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën me dije se trafiku rrugor do të devijohet në rrugën e vjetër të Durrësit, pranë nënstacionit të vjetër Rrashbull, duke filluar nga dita e nesërme (6 shkurt)
Për të mos bllokuar qarkullimin e mjeteve, teksa do të punohet në korsinë e majtë do të lihet korsia e djathtë e lirë dhe anasjelltas.
ARRSH bën me dije se kompania zbatuese në bashkëpunim dhe me Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut./RTSH