“Nuk i kishin treguar se kishte kancer”, koreografi rrëfen momentet e fundit të Liljana Cingut

by Merita

Artit shqiptar i është shuar mbrëmjen e kaluar një yll. Dje pasdite u nda nga jeta e madhja Liljana Cingu. Diva që sundoi skenën për rreth 50 vite me rradhë, iku për të na lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme të valleve shqiptare.

I ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “7pa5” në Vizion Plus ishte Genc Kastrati, koreografi popullor. Kastrati tregoi se Liliana ka qenë në gjendje kritike prej një muaji e gjysmë, por asnjëherë nuk i ka munguar shpresa dhe optimizmi për jetën.

banner

“Takimi im i fndit me të ishte kur ishte në spital. Kishte një forcë të jashtëzakonshme, edhe në momentet e fundit fliste për vallet dhe për ansamblin. Interesohej se si mund të bëhej diçka për brezin e ri. Ishte shumë optisimiste dhe mezi priste të rikuperohej, sepse nuk i kishin thënë që ishte me kancer. Dhe ajo e mbante veten me shpresë”, tregon koreografi.

Genc Kastrati kujtoi performancën e tij të parë në skenë me Lili Cingun duke folur edhe për disiplinën dhe pasionin e pakrahasuar të saj.

“Mbaj mend solon e parë që kam patur me Lilin, kishim një turne në Kosovë. Maestro më cakton një moment solistik me Lilin, për një moment të vogël dhe ajo ka punuar me mua 2 javë rresht, për 20 sekonda në skenë. Disiplinë e hekurt. Pasioni dhe punë e jashtëzakonshme”, tregon ai.

Kastrati shprehet se një artiste si Lili Cingu do t’i jemi gjithmonë borxhi dhe nuk ka asnjë titull apo dekoratë që të shpërblejë punën që ajo ka bërë për Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy