Elbert Krasniqi: Unë jam shumë ma shumë kosovar se Valon Syla

by Merita

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, e ka cilësuar si racizëm të hapur deklaratën e gazetarit kosovar, Valon Syla, kur ky i fundit teksa ka folur për aksionet në mbylljen e komunave paralele i është referuar ministrit Krasniqi si “ministri rom”.

Krasniqi ka sqaruar se nuk i përket komunitetit rom dhe ka thënë se është koha që njerëzit të mësohen se ministrat janë të Kosovës.

banner

“Është i parëndësishëm opinioni i tij. Është dukshëm qasje raciste. Nëse ka ndonjë telashe mundemi me e sqaru mbi racizmin e tij. Unë s’jam rom. Ai këtë e din mirë nga diskutimet që ndonjëherë i kemi pas. Por edhe romët janë shtetas të Kosovës. Edhe është koha të mësohet se ministrat janë të Kosovës dhe të Republikës dhe s’janë të etnisë që dikush dëshiron ti klasifikojë”, ka thënë Krasniqi në FRONTAL të T7.

Tutje Krasniqi ka thënë se një gjuhë e tillë nuk i bën mirë shoqërisë dhe ka thënë se e do Kosovën shumë më shumë se sa gazetari Syla dhe se është shumë më shumë kosovar.

“Është racizëm i hapur. Nuk i bën mirë shoqërisë. Unë s’jam alergjik në racizëm. Unë jam egjiptas, dhe jam kosovar. Jam shumë ma shumë se sa Valoni dhe e du këtë vend shumë më shumë se sa Valoni dhe nuk e di nëse ai ka bo naj herë naj punë çfarëdo qoftë të mirë për shoqninë. Besoj fola mjaftueshëm”, ka thënë ai në FRONTAL.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy