E cuditshme, një breshkë aligator kapet në Britaninë e Madhe/Video

by Merita

Një breshke-aligator është gjetur në rajonin e Cumbrias në Britaninë e Madhe duke ngjallur kureshtje mes shkencëtarëve. Ajo është një breshkë që zakonisht rritet në lumenjtë e Floridas në SHBA, por për shkaqe ende të paditura është gjetur nga një qytetar në Britaninë e Madhe.

Fillimisht ai mendoi se kishte gjetur një breshkë normale, por mësoi të vërtetën pasi shkoi te veterineri, i cili i tha edhe se breshka është e rrezikshme pasi me një të kafshuar mund të këpusë gishtat.

Breshka-aligator nuk e ka habitatin e saj në Britaninë e Madhe, por dyshohet se ndonjë koleksionist kafshësh e ka lëshuar atë në ujë pasi nuk ka patur më interes në të.

Këto breshka ushqehen me lloje të ndryshme gjallesash, si peshq, bretkosa, etj., dhe mund të arrijë peshë deri në 90 kilogram.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy