Kuzhinierja nigeriane Hilda Baci thyen rekordin botëror, pret njohjen nga Guiness

by

Shefja nigeriane Hilda Baci, 27 vjeçe, gatuan për 100 orë rresht për të vendosur rekordin botëror për seancën më të gjatë të gatimit pa ndërprerje.

Titulli akoma nuk është njohur nga Libri i Rekordeve Guinness. “Ne do të shqyrtojmë provat përpara se të konfirmojmë zyrtarisht një rekord”, ka shpjeguar Rekordi Botëror i Guinness-it, pasi u pyet pse nuk tregoi apo nuk foli për shefen e kuzhinës Hilda Baci. Në Lagos, ku zotëron markën ushqimore My Food by Hilda, ajo gatoi pa pushim për katër ditë rresht. Ideja ishte të ndalonte në 96 orë, më pas të vazhdonte deri në 100. Kjo u vështirësua edhe më shumë nga fakti se gjatë gjithë kohëzgjatjes së rekordit nuk mund të ulej: gjithmonë duhej të gatuante në këmbë, ndersa mund të pushonte vetëm 5 minuta çdo orë dhe 30 minuta çdo 6 orë. Nuk mund të pinte as çaj, kafe, apo pije të tjera stimuluese apo energjike. Orët më të gjata të gatimit i mbante më parë shefja indiane Lata Tondon, i cila gatoi për 87 orë, 45 minuta dhe 00 sekonda.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy