25
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
Ky takim u zhvillua në kuadër të Konferencës për Siguri që po mbahet në Mynih të Gjermanisë
Hoxhaj ka falënderuar Von Cramonin për mbështetjen që po i jep Kosovës në rrugë euro-atlantike.
“Ishte kënaqësi ta takoj në Mynih, Viola von Cramon, raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian. Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen që po i jep Kosovës në rrugën euro-atlantike”, shkroi Hoxhaj në Facebook