Kryeministri i Kosovës Albin Kurti të premten në margjina të Konferencës së Sigurisë së Mynyhut ka takuar homologun e tij armen, Nikol Pashinyan.
Për takimin Kurti njoftoi në platformën X duke thënë se me kolegun e tij ka diskutuar mënyrat për vendosjen e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Armenia është një nga shtetet e botës që nuk e njeh Kosovën ndërsa lajmi është transmetuar në disa media armene pa u përmendur kjo. Në njoftimin për media në faqen e Kryeministrit të Armenisë thuhet se “palët shkëmbyen ide mbi situatën aktuale dhe proceset në vazhdim në rajonin e Kaukazit Jugor dhe Ballkanin, sigurinë dhe stabilitetin”.
Siç theksohet tutje në njoftim Kurti ka shprehur “mbështetjen e tij për popullin armen në kontekstin e zhvillimeve të viteve të fundit, duke theksuar se të dy kombet historikisht kanë kaluar një periudhë të vështirë
Po ashtu thuhet se në takim u diskutua për bashkëpunimin ndërsektorial, si dhe perspektivat e bashkëpunimit në platformat ndërkombëtare