Misioni i OSBE në Kosovë, ka treguar se kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të serbëve në Kosovë.
Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Lista Serbe, që kishte iniciuar braktisjen e institucioneve të Kosovës, për t’u rikthyer më pas vetëm në Kuvendin e Kosovës.
Siç thuhet në njoftimin e OSBE në këtë takim është folur edhe për çështjen e dinarit.
Po ashtu është vënë në pah rëndësia që serbët e Kosovës të përfaqësohen brenda institucioneve në të gjitha nivelet
“Shkëmbim i mirë me përfaqësuesit e komunitetit serb të Kosovës. Dëgjuan shqetësimet e tyre dhe përsëritën nevojën për konsultime dhe komunikim në kohë dhe gjithëpërfshirëse me ata që preken nga vendimet. Theksuam nevojën që interesat legjitime të komunitetit të përfaqësohen në institucionet e Kosovës në të gjitha nivelet”
Good exchange with K/Serb community reps. Heard their concerns & reiterated need for timely & comprehensive consultation & communication w/ those affected by decisions. Highlighted need for legitimate interests of community to be represented in #Kosovo institutions at all levels. pic.twitter.com/InTv5T8xkP
— OSCE Kosovo (@OSCEKosovo) February 19, 2024