Haziri: LDK-ja nuk mund të ecë më në “këpucë” të Ibrahim Rugovës

by Nexhat

“Ne nuk mundemi në këpucë të Ibrahim Rugovës me vazhdu me ecë sepse na vijnë të mëdhaja ose thuhet këpucë të ngushta edhe s’mund ecë me to”.

Kështu ka deklaruar nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri,

banner

Haziri  tha se partia e tij duhet të punojë shumë në mënyrë që të korrë fitore në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në vend.

“Unë jam duke u mundu me i bindë disa shok të mi që për me fitu dhe me u rikthy duhet me punu shumë. E para ne duhet me u liru prej pritjes se ne duhet të fitojmë se jemi meritorë, nuk të voton kërkush pse je meritorë jeta nuk është e drejtë, as për individin as për komunitetin. Duhesh me luftu shumë për me dëshmu, për me tregu. Ne nuk mundemi në këpucë të Ibrahim Rugoves me vazhdu me ecë sepse na vijnë të mëdhaja ose thuhet këpucë të ngushta edhe s’mund ecë me to, unë e kam thënë disa herë”, tha Haziri në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Derisa përmendi edhe kohën ku  sipas tij, është krahasuar LDK-ja me Serbinë.

“Unë edhe sot dëshiroj me konfirmu që në periudhën post rugoviste ne mundemi me fitu, në kohën kur ne adaptohemi me kohën që po jetojmë, ajo periudhë neve na bënë të besueshëm të mëdhenjë, na bënë nder jo siç po thotë Vetëvendosja e dështuar. Sepse unë e kam përjetu kohën kur Ibrahim Rugovën dhe LDK-në e kanë krahasu me Serbinë dhe kanë thënë me ataku Serbinë dhe LDK-në ëshët njejtë e kam mbërri edhe këtë kohë fatkeqësisht”, shtoi Haziri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy