Krasniqi takohet me diplomatët evropianë, u kërkon heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës

by Nexhat

I pari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka takuar shefin  zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, ambasadorin e Francës, Oliver Guerot, zëvendësambasadorin e Gjermanisë, Matthias Conard si dhe zëvendësambasadorin e Italisë, Ugo Ferrero.

“Në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës prita shefin e zyrës së BE-së, ambasadorin Tomas Szunyog, Ambasadorin e Francës, Olivier Guerot, Zëvendës-Ambasadorin e Gjermanisë, Matthias Conrad dhe Zëvendës-Ambasadorin e Italisë, Ugo Ferrero– me të cilët diskutuam për zhvillimet aktuale politike në vend”, ka shkruar Krasniqi

Nga zyra e PDK-së, Krasniqi, diplomatëve evropianë ua ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me situatën politike dhe ekonomike të vendit.

Krasniqi gjithashtu është shprehur se u ka kërkuar heqjen masave sanksionuese të BE-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy