Kurti vizitohet nga disa nxënës: I lumtur që po ju ndihmoj dhe shërbej si kryeministër i Republikës së Kosovës

by Nexhat

Mëngjesin e sotëm, mysafirë në Zyrën e Kryeministrit ishin një grup nxënësish të Shkollës Fillore “Ismail Qemaili”, të cilët u pritën nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. 

Sipas, njoftimit të ZKM “Kureshtjes dhe interesimit të shfaqur gjatë takimit nga shkollarët e vegjël, kryeministri Kurti i’u përgjigj duke ndarë me nxënësit kujtim

banner

 “I lumtur, e sidomos kur njerëzit e tjerë bëhen të lumtur që po ju ndihmoj dhe shërbej si kryeministër i Republikës së Kosovës”, u shpreh ai në pyetjen se si ndihet në pozitën e kreut të Qeverisë.

Tutje thuhet se Fëmijët e klasës së parë të shoqëruar nga mësuesja Filloreta Mustafa Dërmaku, “falënderuan kryeministrin Kurti për mundësinë dhe kohën për t’u takuar, derisa nxënësit përveç momenteve të këndshme e gazmore, i dhuruan kryeministrit edhe një punim arti të realizuar nga dora e tyre”

Gjatë këtij takimi nxënësit e vegjël theksohet se patën rastin të vizitojnë ndërtesën e Qeverisë dhe të njihen nga afër me ambientet e punës, përfshirë sallën e mbledhjeve të kabinetit qeveritar dhe Qendrën për Media.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy