Osmani pret në takim Hovenierin, thotë se kanë folur rreth propozimeve për çështjen e dinarit

by Nexhat

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier.

Siç njofton Presidenca, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend me fokus të veçantë në propozimet të cilat ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme për planin e tranzicionit për zbatimin e rregullores së BQK-së

“Duke diskutuar për aspekte të ndryshme të bashkëpunimit bilateral, Presidentja Osmani ripotencoi mirënjohjen e thellë për mbështetjen e përhershme të SHBA-ve për sovranitetin, kushtetueshmërinë dhe integritetin territorial të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në mes tjerash, Presidenca thotë se në takim u diskutua po ashtu edhe “për bashkëpunimin për sa i përket agjendës ndërkombëtare në muajt në vijim si dhe për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy