Quni flet për refuzimin e Bislimit ndaj Brukselit: Po i krijon avantazhe Serbisë

by Nexhat

Deputeti i LDK-së, Anton Quni e ka komentuar refuzimin e zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi për t’u takuar javën e ardhshme në Bruksel me kryenegociatorin serb dhe ndërmjetës të BE-së për të folur për dinarin.

Quni ka vlerësuar se një veprim i tillë i Bislimit, do të marr kritika e do ta vështirësoj pozicionin ndërkombëtar të Kosovës.

banner

Madje, Quni ka thënë një situatë si kjo, do të krijojë avantazhe për palën serbe, duke u bërë temë diskutimi në takimet e ardhshme.

“Refuzimi i Bislimit që me trajtuar një çështje, jam i bindur se do të merr kritika, do të gjykohet dhe po e vështirëson pozicionin ndërkombëtar të Kosovës. Thjeshtë po krijon avantazhe për palën serbë që do e materializojnë në tavolinën e diskutimeve”, ka thënë ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1

Ndërkohë për Qunin, vendimi për dinarin është i drejtë ani pse ai thekson se për pasojë në vend mund të ndodhë edhe përshkallëzim i situatës.

“E kemi një veprim të qeverisë që e cilësojmë të drejtë, e kemi një rezultat që mundet me shkaku tension, tension ky që mund të menaxhohet. Qytetarët serbë të marrin urdhra nga Beogradi që mos të lejohet implementimi i politikave deri tek veprimet konkrete që dinari me qenë i kontrolluar dhe të bëhet në format që e ka paraparë BQK-ja. Mund të vijmë në një situatë që institucionet tona në ballafaqim me grupet e armatosura me ardhur deri tek një konflikt që mund edhe më tutje të përshkallëzohet”, ka vlerësuar ai.

Më tej, deputeti i LDK-së ka vlerësuar se vendimet duhet të jenë në një linjë me ndërkombëtarët, ndryshe mund të kemi vendosje sanksionesh.

“Kur veprojmë në një ambient ku prezent i kemi forcat ndërkombëtare, ku ne kemi një partneritet me shtetet mike, shumë procese veprime në të kaluarën janë ndërmarr në bashkëkoodinim, dakordim e me kompromise, nga komuniteti ndërkombëtar këto veprime të cilat nuk diskutohen me partnerët tanë i shohin me një skepticizëm deri në vendosje të sanksioneve”, është shprehur ai.

Ndryshe, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se ka pranuar një ftesë nga Brukseli, për Rregulloren e Re të Bankës Qendrore të Kosovës që parasheh se monedha e vetme në Kosovë për pagesa të jetë euro, por ka refuzuar pjesëmarrjen. Ai ka deklaruar se nuk do të jetë pjesëmarrës në këtë takim, pasi “çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut”, duke shtuar se do të vendoset javën e ardhshme se kush do të shkojë. Bislimi  ka thënë se për këtë takim nuk ka pasur dakordim, ndërsa ka akuzuar të dërguarin evropian Lajçak se ka shkelur parimet që i kishte vendosur vetë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy