KOS: Nuk guxon të ketë pranim as të tërthortë dhe as të drejtpërdrejtë të pavarësisë së Kosovës

by informim

Një ditë pas takimit të patriarkut serb dhe peshkopëve të Kishës Ortodokse Serbe me liderin suprem serb, Aleksandar Vuçiq, Kuvendi i KOS-it, duke marrë kompetencat e një organi politik, del me një kumtesë politike, me të cilën pretendohet se çdo pranim, i tërthortë apo i drejtpërdrejtë i pavarësisë së Kosovës do të ishte “në kundërshtim me të drejtpërdrejtë me të drejtën ndërkombëtare, Kartën e OKB-së dhe aktet dhe parimet e tjera”.

“Një gjë e tillë nuk mbështetet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe as nga “shumica” e vendeve në botë, përfshirë pesë vendet e BE-së. Kjo në mënyrë të pashmangshme do të shkaktonte shtimin e shpërnguljes së popullit serb dhe do të bënte të pamundur jo vetëm bashkëjetesën paqësore të të gjithëve, pavarësisht nga origjina etnike dhe religjioni, por edhe vetë mbijetesën e popullit tonë në “vatrat e tij shekullore”. Prandaj zgjidhjet duhet të kërkohen ekskluzivisht në respektimin e parimeve që vlejnë njësoj për të gjithë në botë”, ka kumtuar Kuvendi i Kishës Ortodokse Serbe.

banner

“Është e qartë se qëllimi i institucioneve të Kosovës është të krijojnë një Kosovë etnikisht shqiptare në të cilën vështirë se mund të ekzistojë një jetë e lirë dhe normale për serbët. Kisha dënon të gjitha sulmet ndaj popullit serb, shenjtëroreve dhe pronës së tij, veçanërisht “sulmet e armatosura terroriste” ndaj serbëve individualë, duke përfshirë fëmijët, si dhe “krijimin e listave sekrete” në bazë të të cilave serbët, madje edhe ish-pjesëtarë të policisë së Kosovës, arrestohen dhe ndalohen. Po kështu, toka në pronësi të serbëve shpronësohet në “mënyrë të paligjshme”, me qëllim të presionit shtesë ndaj tyre dhe duke i detyruar të largohen”, pretendohet në kumtesën e Kuvendit të KOS-it.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy