Serbi nga Ranillugu: Jam shantazhuar nga një zyrtare serbe, ja pse po largohemi nga Kosova

by Nexhat

Me vite të tëra është raportuar se serbët që jetojnë në Kosovë janë shantazhuar vazhdimisht nga Serbia.

Të gjitha ankesat që ata bëjnë në të ashtuquajturën zyra për Kosovë, mbesin aty.

banner

Askush nuk merr mundin që të merret me problemet e serbëve të Kosovës. Ose edhe nëse këta serbë ngrehin zërin, e ardhmja e tyre e jetesës në Kosovë bëhet e vështirë. Kosova për ata bëhet vend i pajetueshëm, dhe kjo jo për shkak të institucioneve të Kosovës, por atyre serbe.

Është kjo arsyeja për të cilën ata i drejtohen një faqeje në Facebook, e cila publikon të gjitha problemet që këta serbë kanë e askush nuk merret me ta. As Institucionet paralele serbe që janë krijuar për këtë punë

Këtë herë kjo faqe ka publikuar ankesën e një serbi nga Ranillugu.

Të gjitha ankuesit mbesin anonim për shkak të frikës.

Ky serb ka publikuar një bisedë në Viber me Kryetaren e Trupit të Përkohshëm të Komunës së Kamenicës Tanja Aksiq. Ai thotë se ka punuar si bartës i atyre që merrnin pjesë nëpër protesta që thirreshin nga Serbët dhe Serbia.

Ai pretendon se është shantazhuar keq nga Aksiq. Thotë se ka vendosur që ta publikojë këtë shantazh për të treguar se si duken kohët e fundit për serbët në Kosovë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy