Hoti Kurtit: “Mund t’i thuash jo dialogut në Bruksel për dinarin, por pastaj nuk mundesh”

by Nexhat

Ish-Kryeministri Avdullah Hoti ka dalë me një reagim pasi në Bruksel deklaruan se Kosova dhe Serbia kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e nesërm, ku do të diskutohet çështja e dinarit. Sot gjatë ditës Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se do t’i përgjigjet ftesës

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) kohë më parë ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet dhe takohet edhe me Bankën Popullore të Serbisë (NBS), për të fasilituar në përzgjedhjen e opsionit me të lehtë për procesin e transferimit të mjeteve përmes kanaleve bankare në llogaritë e përfituesve (në Euro). Në këtë kuptim, edhe i përgjigjet ftesave kur janë të nevojshme, për takime të tilla informuese, siç edhe ka bërë në vazhdimësi edhe me prezencën ndërkombëtare në vend”, thuhet në përgjigjen e BQK-së.

banner

Zëvendëskryeministri Bislimi javën që shkoi tha se ka refuzuar ftesën e Lajçak për dialog për dinarin duke e akuzuar emisarin se ajo ishte bërë pa dakordim.

Sidoqoftë ish-Kryeministri Hoti ka akuzuar Qeverinë se tani po pranon që këtë çështje ta diskutojë në dialog me Serbinë.

Hoti madje ka përdorur refeerencën e famshmë të Kurtit të para 4 viteve “ti mundesh pastaj s’mundesh se të shkarkojnë” kur kishte shkarkuar Agim Veliun duke thënë asokohe se ministri i LDK’së kishte dalë me qëndrim kundër Kryeministrit (Kurtit) rreth shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në vend në pandemi.

Duke e përdorur këtë deklaratë Hoti ka thënë se  “mund t’i thuash jo dialogut në Bruksel për dinarin, por pastaj nuk mundesh.”

Postimi i plotë i Hotit

Para dy jave, Kosova u kritikua në Këshillin e Sigurimit për vendime të pakoordinuara. Kritikat nuk ishin vetëm nga Kina e Rusia, por nga aleatët që Kosovës ia sigurojnë kufijtë.

Gjatë këtyre dy javëve, aleatët kanë kërkuar me ngulm koordinim në Prishtinë vetëm për evitim të pasojave për qytetarët e Kosovës të komunitetit serb. Asgjë tjetër nuk kanë kërkuar.

Qeveritarët e ndritur të Kosovës nuk deshën të arrijnë dakordim në Prishtinë me aleatët. Por pranojnë që këtë çështje ta diskutojë me Serbinë në Bruksel në kuadër të dialogut.

Kjo nuk do koment. Këto janë pasojat kur vendimmarrja shtetërore i nënshtrohet interesit elektoral.

“Mund t’i thuash jo dialogut në Bruksel për dinarin, por pastaj nuk mundesh.”

Avdullah Hoti

Lidhja Demokratike e Kosovës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy