Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, ka zhvilluar takimin e rregullt me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier.
Gërvalla përmes platformës “X”, ka treguar të hënën se me ambasadorin amerikan ka diskutuar për ngjarjet e fundit
Po ashtu, ajo thotë se kanë biseduar edhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës, si dhe çështjen e sigurisë.
“Në takimin tim të rregullt me ambasadorin amerikan Jeff Hovenier, diskutuam për ngjarjet aktuale, perspektivën tonë euroatlantike dhe përpjekjet e përbashkëta të Kosovës së bashku me aleatët e saj në NATO dhe BE për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin për këtë pjesë vendimtare të Evropës”, thuhet në reagimin e kryediplomates kosovare
Opozita në Kosovës po e akuzon Qeverinë e Albin Kurtit që po i cenon raportet Kosovë-SHBA, sidomos pas zhvillimeve të fundit për çështjen e dinarit serb.
Por, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se “SHBA-të i kanë partner e aleat ndonëse ndonjëherë mund të mos pajtohen”.
https://twitter.com/gervallaschwarz/status/1762213772893053359?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1762213772893053359%7Ctwgr%5E0bfa0ec7b7fae786b3abb5c92eabfca79b630f2e%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fgervalla-shkruan-ne-x-per-takimin-e-rregullt-me-ambasadorin-hovenier%2F