“Ku po e merrni guximin”, kontratat me negocim në MMPHI përplasin Bajramin dhe deputeten e VV’së

by Nexhat

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar sot se asnjëherë nuk ka nënshkruar ndonjë kontratë të negociuar sa ka udhëhequr me tri ministri.

Deklarata e saj erdhi pasi deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Majlinda Tishukaj e pyeti se nga po e merr guximin që të flas për kontratat me negocim, derisa ngriti dyshime se mos Bajrami po flet “nga përvoja”,

banner

“Kur të kam dëgju atë ditë në parlament, sinqerisht kam thanë ku po e merrni këtë guxim, sepse ju i shpjeguat format se qysh bëhet kontrata e negociuar e po get po folni nga përvoja”, tha deputetja e VV’së.

Bajrami iu kundërpërgjigj duke i thënë se nuk ka nënshkruar asnjëherë kontrata njëburimore dhe se nga këtu rrjedh guximi i saj

“Deputete, kam qenë ministre në tri ministri, e mbi 2 mijë punëtorëve. Mundeni me shku me pyet edhe jam e sigurt që ju ma kishi eliminu guximin kaherë nëse kishi gjet diçka për mua. Asnjëherë, në asnjë ministri, po e them këtu publikisht me përgjegjësi të plotë, kontratë të negociume nuk kam nënshkru. Andaj këtu rrjedh guximi im për t’iu kundërvu kontratave njëburimore. Në tri ministri, gjatë mandatit tim, asnjë kontratë njëburimore. E kontrata njëburimore pa publikim të njoftimit lidhen me njerëz që ti i njeh”, tha Bajrami.

Tutje, ajo tha se është e sigurt që partia në pushtet ka hulumtuar për të qe tri vite dhe se po të kishte gjetur diçka do të bertiste e do te bene propagande

“Guximin e kam, për shkak të guximit jam këtu, qe pesë mandate e votume. Kam me vazhdu me pas këtë guxim, për shkak se askush nuk e e ka ndonjë dokument që e mbanë në tavolinë dhe më shantazhon. Shkoni në tri ministritë… Jam e sigurtë që ju keni hulumtu qe tri vite me gjet diçka”, shtoi Bajrami

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy