Besimtarët musliman në Tiranë protestojnë kundër dominimit të Gylenistëve

by engel

Denoncimi i shkeljeve në zgjedhjet e Komunitetit Mysliman si dhe denoncimi i kapjes së Komunitetit Mysliman nga sekt-organizata Gylen ka nxjerrë në protestë disa besimtarë myslimanë para Medresesë në Tiranë.

Protesta vjen pak ditë pas tensioneve brenda xhamisë Dine Hoxha në Rrugën e Kavajës ku besimtarët ofenduan myftiun e Tiranës Laurent Lulin dhe tentuan ta përzënë.

banner

“Gylenist, terrorist, nuk je myfti, je pushtues i pozicionit të myftiut, nuk të duam, je gylenist”, – ishin shprehjet fyese ndaj myftiut të Tiranës.

Në zgjedhjet për kreun e ri të KMSH janë disa kandidatura: Bujar Spahiu, kreu aktual i KMSH, Eduard Shefki dhe Emirjon Vathaj.

Ndërkohë, ditën e djeshme është zëvendësuar myftiu i Tiranës, Laurent Luli me Bilal Teqjan./EN Albania

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy