Grida Duma nuk është single! Si rrallëherë ka folur për jetën personale teksa ishte e ftuar në emisionin “Më lër të flas” ku ka pranuar hapur se është në një lidhje dashurie. Megjithatë Grida nuk ka zbuluar më shumë detaje mbi burrin misterioz që i ka vjedhur zemrën.
Romeo Veshaj: Grida nuk e mohoi që nuk kishte të dashur.
Grida Duma: Pse duhet ta bëj, edhe po të mos e kisha do të thoja e kam. Jo më kur kam.
Romeo Veshaj: Ti dukesh një grua shumë e fortë. Por çdo grua e fortë ka nevojë për një përqafim.
Grida Duma: Po patjetër që ka. Çdo të thotë një grua e fortë, çdo grua, çdo burrë.
Romeo Veshaj: A e ke atë përqafimin?
Grida Duma: Po e kam, patjetër që e kam.
Romeo Veshaj: Tani vdiqën ëndrrat e treçerek shqiptarëve.