Nje gjerman u vaksinua 217 herë në 29 muaj kundër Covid: asnjë efekt anësor

by Merita

Një 62-vjeçar gjerman me sa duket është vaksinuar kundër Covid 217 herë gjatë 29 muajve, kundër këshillës së mjekëve. Një numër mbresëlënës, totalisht jashtë kufirit maksimal të rekomanduar nga komuniteti shkencor ndërkombëtar.

Një histori e paprecedent, e cila së fundmi bëri që prokuroria e Madeburgut të nisë hetimet për rastin e dokumentuar nga revista “The Lancet Infectious Diseases” dhe rilansuar nga BBC.

banner

Dozat e vaksinës janë blerë dhe inokuluar privatisht dhe burri nuk ka raportuar asnjë efekt anësor. Kjo u deklarua nga studiuesit Friedrich-Alexander-Universität dhe Erlangen-Nurnberg, të cilët analizuan këtë çështje.

“Ne mësuam për rastin e tij përmes artikujve të gazetave”, tha Dr. Kilian Schober, nga departamenti i mikrobiologjisë së universitetit. Më pas e kontaktuam dhe e ftuam të bënte teste të ndryshme në Erlangen. Ai ishte shumë i interesuar ta bënte këtë”.

Burri me sa duket vendosi të vaksinohej kaq shumë herë për “arsye personale”. Studiuesit, duke nënvizuar specifikën e rastit, ftuan popullatën të respektojë udhëzimet zyrtare të përhapura prej kohësh nga komuniteti shkencor dhe mjekësor./Informim/

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy