Benyamin Netanyahu, duke iu drejtuar delegatëve të AIPAC të mbledhur në Uashington, tha se ai “vlerëson thellësisht mbështetjen që ka marrë nga Presidenti Biden dhe administrata dhe shpresoj se kjo do të vazhdojë”.
Në të njëjtën kohë, ai paralajmëroi se “Izraeli do ta fitojë këtë luftë, çfarëdo që të ndodhë” dhe për këtë arsye IDF “do ta mbarojë punën në Rafah”, përndryshe Hamasi “do të rigrupohet dhe do të ripushtojë Gazën”.
Netanyahu, sipas Times of Israel, ishte edhe më i qartë: “Nuk mund të thuash se e mbështetësh qëllimin e Izraelit për të shkatërruar Hamasin dhe më pas të kundërshtosh Izraelin kur ai ndërmerr veprimet e nevojshme për këtë qëllim”.