Avokati serb Stojkoviq: Aleksandar Vuçiq e angazhon grupin Wagner në protestën e Beogradit

by informim

Avokati Çedomir Stojkoviq ka treguar se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka angazhuar grupin paramilitar rus Wagner në protestën e Beogradit.

Stojkoviq me anë të reagimi në Twitter, ka theksuar se pjesëtarë të grupit ekstremist “Patrulla Popullore” janë parë në këtë protestë.

“Aleksandar Vuçiq angazhon grupin Wagner në protestën e Beogradit! Ilija Vuksanoviq, i cili ka sulmuar qytetarët në protestën e djeshme, është pjesëtar i pjesës serbe të grupit Wagner (dega e Patrullës Popullore), që ishte e pranishme gjatë gjithë protestës me qëllim që të shkaktonte incidente të dhunshme dhe vepruan në marrëveshje me SNS [partia që drejtohet nga presidenti serb]”, shkruan Stojkoviq.

Sipas tij, këta pjesëtarë kanë ardhur për të kompromentuar protestën.

“Ata sollën tre flamuj propagandues rusë me idenë për të kompromentuar protestën, duke dërguar një imazh të rremë se Rusia qëndron pas protestës dhe se protestat janë të dhunshme, prandaj sulmuan qytetarët për të shkaktuar incidente”, shton ai.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy